E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Vuçiq: Më së miri është që Asociacioni të prodhojë qese për krem banane që Vjosa Osmani të jetë e kënaqur

- Advertisment -spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sërish është marrë me Kosovën dhe deklaratat e zyrtarëve më të lartë shtetëror në Prishtinë. Ai ka komentuar deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, e cila tha se Serbia është vegël e Rusisë për destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit.

Presidenti serb, madje e ka quajtur budallallëk deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se Serbia është vegël e Rusisë për destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor”.

Ne krenohemi me pavarësinë tonë, sovranitetin tonë. Nuk jemi mjet në duart e Rusisë apo dikujt tjetër. As të Amerikës, as BE-së, as dikujt tjetër. Ne jemi vend i pavarur dhe sovran.

Aleksandar Vuçiq – President i Serbisë

Duke vënë në dukje se është krenar për politikën që udhëheq, ai saktësoi se Serbia është një nga vendet e pakta të pavarura dhe autonome në këtë pjesë të Evropës.

Në vendin tonë askush përveç nesh nuk vendos se çfarë lëvizje politike dhe ekonomike do të bëjmë dhe unë jam posaçërisht krenar për këtë”, tha Vuçiq, duke theksuar se “vetëm një politikë e tillë mund të tërheqë investime të reja, të ruajë paqen, krenarinë dhe dinjitetin, zemrën dhe shpirtin e popullit tonë.

Tha Vuçiq

Atyre që nuk mendojnë se është kështu, Vuçiq u thotë se nuk dëshiron t’u përgjigjet, por thotë se po shërbehen me një “mashtrim të gjorë”.

Kur nuk dinë çfarë të thonë kundër Serbisë – thonë ‘janë të lidhur me rusët dhe kinezët’… E ne mbase tani do të duhej të vrapojmë dhe të kërkojmë falje. Nuk do t’i kërkoj falje askujt.Serbia është e pavarur dhe është në rrugën evropiane, por respekton miqtë e saj rusë, kinezë, amerikanë dhe të gjithë të tjerët.

Shtoi Vuçiq

Presidenti sot iu referua edhe deklaratave gjithnjë e më të shpeshta që vijnë nga Prishtina – se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të formohet, si dhe se Asociacioni nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive, sepse kjo do të ishte një “hyrje për krijimin e Republikës Srpska”.

Ai u përgjigj me një ton ironik.

Më së miri është që Asociacioni të ketë të drejtë të prodhojë qese për krem banane dhe kaq. Eventualisht të prodhohen tri shkrepsa në vit dhe të shpërndahen dy stilolapsa për Vitin e Ri, që Vjosa Osmani të jetë e kënaqur.

Përfundoi Vuçiq

Ai tha se “ose do të formohet Asociacioni me të gjitha kompetencat, që kemi diskutuar në Bruksel, ose “faleminderit – ne e bëjmë punën tonë, ju bëni punën tuaj’ dhe do të takohemi një ditë”.

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani të hënën ka akuzuar Beogradin zyrtar se po vazhdon të ndjekë politikat e vjetra të Slobodan Milosheviqit duke u shndërruar në vegël të Rusisë për të destabilizuar Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, me qëllim të shkatërrimit të të arriturave të SHBA-së në dekadat e fundit në rajon./observeri/

Lexo edhe: Arrin varianti Delta Plus në Kosovë, nga 70 mostra të testuara 12 kanë rezultuar pozitive

Artikuj të ngjashëm