E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Vuçiq falënderon Palestinën se nuk po e njeh Kosovën

- Advertisment -spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka falënderuar Palestinën se nuk po e njeh Kosovën.

Vuçiq këtë falënderim e ka bërë gjatë takimit që ka pasur sot me ministrin e Jashtëm të Palestinës, Riyad al-Maliki.

Vuçiq e falënderoi Palestinën për mbështetje ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë dhe qëndrimin parimor mbi mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të të ashtuquajturës Kosovë dhe veçanërisht përmes kundërshtimit të anëtarësimit të ashtuquajturës Kosovë në organizatat ndërkombëtare. Ministri Al-Maliki ka konfirmuar se një qëndrim i tillë i autoritetit palestinez mbetet i fortë.

Aleksander Vuçiq – President i Serbisë

/observeri/

Lexo edhe: Rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

Artikuj të ngjashëm