E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Vuçiq deklarohet pas takimit me Angela Merkel

- Advertisment -spot_img

Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot ka vizituar Serbinë ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë takimit të tyre ata kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Vuçiq ka thënë se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula der Leyen së shpejti do të arrijë për një vizitë zyrtare në Beograd duke shtuar se brenda 15 ditësh do të nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë.

Sa i përket dialogut, ai ka theksuar se Serbia është shumë e përkushtuar në këtë sferë.

Lexo edhe:Prania e Gërvallës dhe Kusarit në takimin konsultativ përplas Osmanin me Abdixhikun

Serbia është shumë e përkushtuar ndaj dialogut, një konflikt i ngrirë nuk është një zgjidhje e mirë dhe ne duhet të arrijmë një kompromis. Serbia do të jetë gjithmonë e hapur pasi ne shohim të ardhmen përmes paqes.

Aleksandar Vuçiq.

Merkel ka falenderuar Vuçiqin për pritjen duke thënë se përgjatë viteve kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer dhe shpreson që Serbia dhe gjitha shtetet e rajonit të bëhen sa më parë anëtare të BE-së.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm