E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Vuçiq: Çdo gjë në Kosovë bëhet me aprovimin e vendeve të QUINT-it

- Advertisment -spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se çdo gjë në Kosovë bëhet me miratimin e vendeve të QUINT-it.

Duke folur për aksionin e kësaj jave të Policisë së Kosovës për të luftuar krimin e organizuar dhe kontrabandën në disa pjesë të vendit, përfshirë këtu edhe veriun, Vuçiq ka thënë se Britania e Madhe e ka mbështetur aksionin, dhe se nuk do ta lejoj këtë shtet që ta bëjë budalla.

Kam marrëdhënie të shkëlqyera me Britaninë e Madhe dhe gjithmonë do t’i dua, por nuk do t’i lejoj të më bëjnë budalla.

Aleksander Vuçiq – President i serbisë, në një intervistë për Prva TV.

Ai ka thënë se në këtë aspekt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më korrekte.

Ata që dolën me deklarata se ky ishte një aksion i mrekullueshëm, turp ju qoftë! Kushdo që jeni.

Tha Vuçiq

Ai e ka quajtur tregim aksionin e Njësisë Speciale në veri për të luftuar kontrabandën, duke thënë se kjo fyen inteligjencën.

Ata shumë shpejt do të ndërmarrin një aksion tjetër të ngjashëm. Ata do të dërgojnë njësitë në ndonjë vend të banuar me shqiptarë për të thënë se po luftojnë korrupsionin dhe krimin.

Përfundoi Vuçiq

/observeri/

Lexo edhe: Krejt çka u tha në Këshillin e Sigurimit për tensionet në veri

Artikuj të ngjashëm