Këshilltarja për media e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Suzana Vasiljeviq, ka thënë se gjendja e tij nuk është e mirë dhe se për këtë është dashur të anulojë disa takime në ditët në vijim, shkruan B92, transmeton Observeri.
Ajo ka përmendur edhe gjendjen në Kosovë si arsye për përkeqësimin e shëndetit të Vuçiqit.
Kështu që kemi vendosur, në fakt mjekët i kanë propozuar që të ndalet dhe të pushojë pak.
Suzana Vasiljeviq – Këshilltare e Vuçiq
Një ndër ngjarjet e anuluara është edhe konferenca për 2-vjetorin e themelimit të Ballkanit të Hapur, që është dashur të nisë sot në Novi-Sad, e ku duhej të merrnin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Gazeta “Danas” ka shkruar se kjo ngjarje është anuluar për shkak të tensioneve në Kosovë.
Kjo iniciativë për Ballkanin Perëndimor është refuzuar nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina./observeri/
Lexo edhe: Arrestime, gjoba, aksidente, këto janë statistikat e policisë për 24 orëshin e fundit