E shtunë, 3 Dhjetor, 2022
spot_img

Vuçiç serbëve që bllokuan veriun: Serbia është me ju

- Advertisment -spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përmes një videoje që ka shpërndarë në llogarinë e tij në Instagram, ka thënë se “serbët i kanë duart e lidhura dhe se duhet të luftojnë”.

E teksa BE-ja, NATO e SHBA-ja po kërkojnë zhbllokimin e rrugëve në veri të vendit që çojnë në pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, si dhe uljen e tensioneve, Vuçiçi ka falënderuar serbët që po i mbajnë të bllokuara ato.

Faleminderit njerëzve për përkrahjen në këto ditë të vështira, faleminderit popullit tonë në Jarinjë e Bërnjak, Serbia është me ju.

Aleksander Vuçiç – President i Serbisë

Serbët kanë bllokuar rrugët pas vendosjes së masës së reciprocitetit nga Qeveria e Kosovës për targat e veturave nga Serbia që hyjnë në Kosovë, gjë që vetë Serbia e bën për më se 10 vjet./observeri/

Lexo edhe: Gastronomët e Kosovës dalin me njoftim për klientët e tyre

Artikuj të ngjashëm