Ka përfunduar në Beograd takimi mes presidentit, Aleksandër Vuçiç dhe ambasadorëve të Quint-it.
Në takimin e orës 13:00 ku morën pjesë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe si, dhe kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian, nuk është arritur asnjë marrëveshje.
Ambasadorët i ofruan Vuçiçit një propozim për zgjidhjen e tensioneve në Kosovë. Por ky propozim nuk është pranuar nga presidenti serb. “Ishte kërcënim dhe fakt i kryer,” ka thënë Vuçiç./observeri/
Lexo edhe: Presidentin francez e sulmojnë me vezë në mes të panairit/ Video