E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Vrasja e dyfishtë në Pejë, reagon PDK-ja

- Advertisment -spot_img

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë që ka ndodhur sonte në Pejë, ku të vrarë kanë mbetur dy zyrtarë të kësaj partie, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt.

PDK thotë se janë të tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Pejës, transmeton Observeri.

Partia Demokratike e Kosovës është e tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në Pejë, të kandidatit tonë për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt, ish kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit më 2017. Ju shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të tyre. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre e lutemi që të gjejnë forcën që të përballin humbjen e rëndë

vijon reagimi i PDK-së.

Për ndryshe, sipas informatave të para dyshohet se rasti ka ndodhur në një lokal në Pejë, ku viktimat fillimisht kanë pasur një konflikt mes vete, dhe më pas janë gjuajtur me armë zjarri. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademaj.

Lexo edhe: Vrasja në Pejë, Sveçla: Policia tashmë ka arrestuar personin e tretë të përfshirë në ngjarje

Artikuj të ngjashëm