E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Vrasja e deputetit britanik po hetohet si incident terrorist

- Advertisment -spot_img

Vrasja e deputetit konservator Sir David Amess po hetohet si një incident terrorist nga policia.

Sir David u godit me thikë disa herë në takimin elektoral me votuesit e tij në Leigh-on-Sea në Essex të premten.

Policia Metropolitane tha se kishte një lidhje të mundshme me ekstremizmin islamik. Një 25-vjeçar britanik u arrestua në vendin e ngjarjes nën dyshimin për vrasje.

Sekretarja e Punëve të Brendshme Priti Patel i bëri homazh Sir Davidit si një “njeri i njerëzve” i cili “u vra duke bërë një punë që e donte”.

Kryeministri Boris Johnson dhe lideri i partisë së Punës Sir Keir Starmer vendosën lule në vendin e ngjarjes së bashku të shtunën në mëngjes.

Artikuj të ngjashëm