E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Votuesit e Sallës “1 Tetori” nesër votojnë tek Fakulteti i Edukimit

- Advertisment -spot_img

Këtë herë nuk votohet në sallën “1 Tetori”, por te objekti i Fakultetit të Edukimit

Të dielën mbahet zgjedhjet lokale në Kosovë, ndërkaq në dispozicion nuk do të jetë salla ‘1 Tetori’ e cila po shfrytëzohet për vaksinim kundër koronavirusit.

Të gjithë ata votues të cilët kanë votuar në sallën ‘1 Tetori’ do të mund ta bëjnë këtë duke ardhur në Fakultetin e Edukimit që ndodhet pak metra më poshtë

Valmior Elezi- Zëdhënës i KQZ-së

Elezi shtoi se për KQZ-në çdo herë e rëndësishme është që vendvotimi të jetë sa më afër qytetarëve, prandaj objekti i Fakultetit të Edukimit është parë si zëvendësimi më ideal i sallës ‘1 Tetori’ që njëherësh është qendra më e madhe e votimit në kryeqytet.

Janë rreth 4 mijë e 300 votues që nesër mund të shkojnë në këtë objekt për të votuar.

Artikuj të ngjashëm