E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Voton Osmani: Sot është ditë e rëndësishme që përcakton fatin e komunave

- Advertisment -spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar para pak çastesh.

Osmani gjatë procesit të votimit ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, raporton Telegrafi, transmeton Observeri.

Presidentja në një prononcim për media, deklaroi se qytetarët duhet të dalin dhe të votojnë, në mënyrë që të kenë më shumë të drejta.

Detyrimi qytetarë për të kontribuar në demokracinë e vendit tonë nuk ka përfunduar më 17 tetor, sot është një ditë po aq e rëndësishme që përcakton fatin e komunave, ku gjithsecili prej jush dhe prej nesh jeton, prandaj është shumë më rëndësi që qytetarët t’i përgjigjen këtij detyrimi qytetar, në mënyrë që nesër pasnesër të kenë më shumë të drejta. Shpresoj që sikur në të kaluarën, të kemi pjesëmarrje aktive të qytetarëve dhe të mos ketë incidente.

Vjosa Osmani – Presidente e Kosovës

Raundi i dytë i zgjedhjeve është duke u zhvilluar në 21 komuna.

/observeri/

Lexo edhe: Kosova dhe Serbia diskutojnë marrëveshjet e deritanishme më 16 nëntor në Bruksel

Artikuj të ngjashëm