Kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut nga Iniciativa Qytetare “Mitrovica”, Erden Atiq, ka ushtruar të drejtën për të votuar në këtë komunë.
I ftoj qytetarët e komunës veriore që të dalin sa më shumë të votojnë sot dhe të shprehin vullnetin e tyre demokratik. Shpresoj që në këto zgjedhje ka me pas ndryshime substanciale. I falënderoj të gjithë ata të cilët kanë shprehur mendimin, kanë shprehur votën me votu për ndryshim. Deri tash nuk ka pasur ndonjë parregullësi
ka thënë Atiq.
Atiq është kandidati i përbashkët i të gjitha partive shqiptare në Mitrovicën e Veriut.