E hënë, 5 Dhjetor, 2022
spot_img

Votimi përmes postës përfundon me 15 tetor/ Ky është numri pakove me fletëvotime nga jashtë deri më tani

- Advertisment -spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri më 1 tetor ka pranuar 1 mijë e 932 pako me fletëvotime nga jashtë për zgjedhjet lokale.

Shefi i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se pakot me fletëvotime janë duke u ruajtur nga Policia e Kosovës për 24 orë.

Lexo edhe: Albin Kurti: Paga minimale do të ngritet në 250 euro

Deri më 1 tetor KQZ-ja ka pranuar 1,932 pako me fletëvotime të cilat janë tërhequr nën përcjelljen e Policisë së Kosovës. Pakot me fletëvotime janë duke u ruajtur nga Policia e Kosovës për 24 orë, ndërkaq hapësirat e brendshme janë në vëzhgim të kamerave.

Burim Ahmetaj

Votimi përmes postës ka nisur më 15 shtator, ndërsa përfundon më 15 tetor.

Zgjedhjet lokale do të zhvillohen më 17 tetor në 36 komuna të Kosovës. 

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm