E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Von der Leyen thotë se Ballkani Perëndimor i takon BE-së

- Advertisment -spot_img

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Ursula Von der Leyen po merr pjesë në samitin me vendet e Ballkanit Perëndimor që ka nisur punimet sot në Slloveni.

Para mediave, Von der Leyen ka thënë se ky është një samit i rëndësishëm me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo ka thënë se vendet e Ballkanit i takojnë familjes evropiane.

Ne duam të dërgojmë një mesazh të vetëm dhe të qartë që Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian, ne i duam ata në BE dhe familjen tonë evropiane. Ne ndajmë të njëjtën histori dhe të njëjtat vlera.

Ursula von der Leyen – Kryetare e Parlamentit Evropian

Ajo ka shtuar se 6 vendet kanë bërë shumë reforma dhe se duhet ende punë në sundimin e ligjit, lirinë e mediave, etj.

Kryetarja e Parlamentit Evropian tutje ka shtuar se duan t’ia bëjnë me dije Ballkanit Perëndimor se BE-ja është partneri favorit për ta.

Ne duam t’ju tregojmë se sa shumë kujdesemi për ta dhe se ne jemi partneri favorit për ta.

Shtoi Von der Leyen

/observeri/

Lexo edhe: Vuçiq: Nuk ka iluzione për hyrje të shpejtë në BE

Artikuj të ngjashëm