E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Von Cramon: Mosftesa e Kosovës është gabim i Administratës Biden

- Advertisment -spot_img

Eurodeputetja Viola von Cramon vlerëson se Kosova ka merituar të jetë pjesë e Samitit për Demokraci, që do të mbahet më 9 e 10 dhjetor në SHBA.

Ajo në Twitter ka shkruar se mosftesa për Kosovën është një gabim i qartë i Administratës Biden.

Pajtohem që Kosova e meriton të jetë në Samit, por nuk e kuptoj cilat arsye të sigurisë e pengojnë pjesëmarrjen. Ky është gabim i qartë nga Administra Biden që shpresoj se ende mund të përmirësohet.

Viola von Cramon – Raportuese për Kosovën në Parlamentin Europian

Ambasada e SHBA-së në Kosovë në një përgjigje tha se “jo të gjithë partnerët e SHBA-së mund të akomodohen në këtë samit”.

E sot, kryeministri Albin Kurti tha se përgjigja e ambasadës është pikërisht ajo që mendon edhe Qeveria.

Nga rajoni janë ftuar Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia./observeri/

Lexo edhe: 14 raste pozitive me COVID-19 sot në Kosovë

Artikuj të ngjashëm