E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Von Cramon: Kosova është shembull i demokracisë për rajonin

- Advertisment -spot_img

Zgjedhjet në Kosovë janë përcjellur edhe nga Bashkimi Evropian.

Udhëheqësja e delegacionit të anëtarëve të Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, vlerësoi në përgjithësi procesi zgjedhor ka kaluar në mënyrë efikase, pa incidente, ndonëse fushatat zgjedhore kanë qenë konkurruese.

Ajo shtoi se në këto zgjedhje është dëshmuar se Kosova është një demokraci e vërtetë.

Ekipet tona janë vendosur në rajonin e Prishtinës, të Prizrenit dhe në disa komuna të veriut të Kosovës. Fushata zgjedhore ka qenë konkurruese dhe pa incidente madhore. Këto zgjedhje kanë dëshmuar se Kosova është një demokraci e vërtetë.

Viola von Cramon – Udhëheqësja e delegacionit të anëtarëve të Parlamentit Evropian

Udhëheqësja e delegacionit të PE-së gjithashtu ka shtuar se mangësitë sistematike, megjithatë, nuk janë evidentuar akoma në Kosovë.

Sot, Kosova më shumë se kurrë është shembull i demokracisë për rajonin. Por, është për fat të keq që disa mangësi sistematike nuk janë evituar ende. Një nga to është ngushtimi i hapësirës politike për serbët. Lista Serbe ka dominuar dhe nuk u ka lënë hapësirë partive tjera serbe. Shumica e bashkëbiseduesve kanë thënë se kuadri ligjor duhet të ndryshohet për përmirësimin e financimit të fushatave nga niveli lokal, gjë që ulë korrupsionin. Ende ka hapësirë për përmirësim për barazinë gjinore.

Tha Von Cramon

E njëjta është pyetur mbi liberalizimin e vizave, teksa ka thënë se është duke u punuar shumë në atë drejtim dhe se pjekuria e treguar gjatë procesit zgjedhor do të vlerësohet nga Brukseli./observeri/

Lexo edhe: Kurti: Nuk ndreqet aleanca me Amerikën me do gypa

Artikuj të ngjashëm