E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Von Cramon – Grenellit: Ne në BE nuk rrëzojmë qeveri demokratike për të pasur aso që na dëgjojnë

- Advertisment -spot_img

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, dhe ish-i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, janë përplasur në Twitter me replika të ndryshme për pikëkalimin në Merdare, por situata u tensionua dhe raportuesja e Parlamentit Evropian i përmendi Grenellit edhe rrëzimin e Qeverisë Kurti 1 në mars të vitit 2020.

Grenelli vazhdoi replikën duke thënë se BE-ja e ndërtoi këtë pikëkalim, por nuk arriti ta hapte.

Ju me të vërtetë e ndërtuat atë. Por ju nuk mundet ta hapni. Derisa Donald Trump e hapi atë. Të dy palët dukej se nuk ju dëgjuan.

Richard Grenell – Ish i deguari i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi

Në këtë pikë, Von Cramoni “goditi” Grenellin duke i përmendur rrëzimin e Qeverisë Kurti 1, që sipas saj, “BE-ja nuk preferon të rrëzojë një qeveri demokratike në mënyrë që të kemi një të re që do të na dëgjojë”.

Fatkeqësisht, historia nuk filloi me Trumpin, pasi kalimi në Merdare funksionoi për vite më parë. Sa i përket rihapjes në vitin 2020 pas tarifave, ne në BE preferojmë të mos rrëzojmë një qeveri demokratike në mënyrë që të kemi një të re që do të na dëgjojë. Qëndrim i këndshëm në rajon.

Viola von Cramon – Raportuese për Kosovën në Parlamentin Europian

Në replikën e fundit, Grenelli i thotë Von Cramonit se “ndryshoi temë sepse nuk arritën ta hapnin pikën e re kufitare”.

Oh Viola. Ju thjesht ndryshuat temë sepse nuk mund ta hapnit pikën e re kufitare – dhe për këtë arsye nuk dinit çfarë të thoni. Trumpi e bëri atë pasi ju nuk mundeni. Ndoshta bisedimet tuaja nuk po funksionojnë?!

Tha Grenell

Sot edhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, reagoi duke thënë se “Grenelli s’ka kërkuar rrëzimin e Qeverisë Kurti 1, atë e rrëzoi vetë kryeministri”./observeri/

Lexo edhe: Konjufca: Rrëzimi i Qeverisë Kurti ishte plan nga PLAN-i

Artikuj të ngjashëm