E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Von Cramon bën thirrje të zbatohet vendimi i Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

- Advertisment -spot_img

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

Von Cramon ka vizituar Manastirin e Deçanit sot.

Toleranca dhe respekti i ndërsjellë janë thelbi i shoqërisë multietnike. Trashëgimia e Kishës Ortodokse serbe në Kosovë duhet të mbrohet dhe të gëzojë të drejta të plota. Prandaj i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të vonuar prej kohësh tashmë, pasi sundimi i ligjit nënkupton trajtim të barabartë për të të gjithëve. Deçani duhet të jetë vend që bashkon gjithë qytetarët e Kosovës dhe ta zvogëlojë hendekun mes komuniteteve të saj, siç mund të luajnë rol konstruktiv Manastiri i Deçanit dhe ati Sava në dialogun shoqëror.

Viola von Cramon – Raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian

Pesë vite më parë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë.

Por, ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga institucionet e Kosovës, konkretisht komuna e Deçanit, pavarësisht thirrjeve për një gjë të tillë nga komuniteti ndërkombëtar.

/observeri/

Lexo edhe: G20-a arrin një kompromis për çështjen e klimës

Artikuj të ngjashëm