Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë përmes një shkrimi në rrjetin social “Twitter” ka reaguar rreth situatës në veri të Kosovës.
MPJ e Austrisë ka dënuar ashpër incidentet e mbrëmshme në Kosovë dhe ka thënë se zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në negociata, jo në dhunë.
Po ashtu kanë thënë se të gjitha palët duhet të përmbahen nga hapat përçarës dhe kërcënimet.
Ne i dënojmë ashpër incidentet e mbrëmshme në Kosovë. Zgjidhja e çështjeve të hapura qëndron në negociata, jo në dhunë. Të gjitha palët duhet të përmbahen nga hapat përçarës dhe kërcënimet. Dialogu i lehtësuar nga BE është mënyra e vetme për një të ardhme paqësore dhe integrim në BE.
We strongly condemn last night‘s incidents in #Kosovo. Resolution of open issues lies in negotiation, not violence. All parties must refrain from divisive steps and intimidation. The EU-facilitated dialogue is the only way to a peaceful future and #EU integration!
— MFA Austria (@MFA_Austria) September 26, 2021