E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Vizita e Ramës, bllokohet rruga “Agim Ramadani”

- Advertisment -spot_img

Vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Prishtinë ka bërë që Policia e Kosovës të bllokojë njërin krah të rrugës “Agim Ramadani” nga udhëkryqi i Mensës së Studentëve deri të Ministria e Arsimit.

Ndërsa nga Ministria e Arsimit deri te objekti i Qeverisë së Kosovës rruga është e bllokuar në të dy drejtimet. Po ashtu, vizita e kryeministrit shqiptar ka bërë që të ketë më shumë prezencë të zyrtarëve policorë nëpër rrugët e kryeqytetit.

Rama do të pritet me nderime shtetërore nga kryeministri Albin Kurti, ndërsa në agjendë janë paraparë takime edhe liderë opozitarë, por jo edhe me kryekuvendarin Konjufca dhe presidenten Osmani.

Artikuj të ngjashëm