E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Vizita e ‘mistershme’ e Richard Grenell në Prishtinë

- Advertisment -spot_img

Ish i dërguari special për dialogun Kosova-Serbi nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, Richard Grenell sot po qëndron në Kosovë, raporton KALLXO, transmeton Observeri.

Ai para pak orësh ka publikuar disa fotografi nga sheshet kryesore të Prishtinës.

Agjenda e Grenell nuk dihet, ndërsa nga LDK-ja, Arben Gashi që ai personalisht nuk do të ketë takim.

Thirre zëdhënësin e LDK-së, unë jo, për të tjerët nuk e di. Nuk besoj që do të ketë dikush ndonjë takim.

Arben Gashi – Shefi i LDK-së

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimin, ka thënë se nuk e di nëse ka ndonjë takim sepse janë të angazhuar me fushatë.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahirin ka thënë që nuk është në dijeni nëse dikush nga AAK ka takim me Grenell.

Unë nuk e kam këtë informatë, mund të kontaktosh edhe selinë, unë nuk kam ndonjë informatë dhe s’kam ndonjë takim me të.

Besnik Tahiri – Shefi i AAK-së

Edhe nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kanë konfirmuar se nuk ka ndonjë takim me Grenell.

Nuk kam ndonjë informacion nëse ka pasur kërkesë për takim.

Arlind Manxhuka – Zëdhënësi i LVV-së

Përparim Kryeziu, zëdhënës i qeverisë së Kosovës tha që nuk ka të paraparë ndonjë takim Grenell-Kurti.

Grenell vizitën në Kosovë e bëri pas vizitës në Shqipëri.

Veçse në Shqipëri, ish-emisari për dialog u prit nga presidenti shqiptar Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

Kjo vizitë e Grenell vie dy ditë, pas deklaratës së analistit nga Serbia, Dushan Janjiq i cili tha se Grenell, paguhet 100 mijë dollarë në muaj nga shteti serb për lobim.

Grenell kishte qenë emisar për dialogun Kosovë-Serbi në kohën e administratës Trump. Ai njihet për polemikat e shumta me kryeministrin aktual Albin Kurtin si dhe presidenten Vjosa Osmani.

Më 4 shtator 2020, ish-kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në praninë e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, patën nënshkruar zotimet që njihet si Marrëveshja e Uashingtonit./observeri/

Lexo edhe: Osmani në SHBA potencon tendencat destabilizuese të Serbisë në Ballkanin Perëndimor

Artikuj të ngjashëm