E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Vitia thotë se mungesa e investimeve në shëndetësi na solli te kjo situatë pandemike

- Advertisment -spot_img

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në Komisionin për Shëndetësi ka arsyetuar situatën e krijuar me virusin Covid-19, në Kosovë. Ai tha se me gjendje të rënduar janë ballafaquar edhe shtetet e fuqishme e që e kanë të zhvilluar shëndetësinë.

Jemi dëshmitarë të një gjendje që jo vetëm se nuk jemi përballur më herët por që kemi parë që tejkalon edhe jo vetëm aspektin shëndetësorë. Ishim dëshmitarë edhe gjatë kësaj kohe se edhe vendet më të zhvilluara dhe me aspekt shëndetësorë shumë të fuqishme se Kosova kishin deh vazhdojnë që të kenë probleme lidhur me këtë situatë.

Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë

Për këtë situatë, Vitia fajësoi edhe qeveritë e kaluara, duke thënë se ka pasur mungesa nga to më baziket në sektorin e shëndetësisë.

Republika e Kosovës nga fillimi u përballë me shumë probleme edhe me ato nga më baziket, si mungesa elementare e pajisjeve dhe barnave dhe kjo na dëshmoi se mungesa e investimeve për dy dekada në shëndetësi patën koston e vet në një mënyrë aspak të lehtë dhe të dhimbshme për qytetarët tanë.

Shtoi Vitia

/observeri/

Lexo edhe: Kurti sot pret në takim Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë

Artikuj të ngjashëm