E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Vitia falënderon qytetarët e Prishtinës: Do ta sjellim ndryshimin e do ta sigurojmë fitoren tonë të re

- Advertisment -spot_img

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia ka thënë se Prishtina të dielën e ka vlerësuar programin e tyre për kryeqytet duke i vendosur ata në avantazh.

Ai ka thënë se janë të gatshëm dhe do të jenë përballë çdo sfide të re të vendosur nga qytetarët.

Mbrëmë u mbajt rundi i parë i zgjedhjeve lokale, në një proces demokratik e të menaxhuar mirë. Me përulësi dua t’i falënderoj në rend të parë të gjithë qytetarët për kulturën e lartë në këtë proces zgjedhor demokratik dhe mbështetjen e tyre të fuqishme. Falënderim i përzemërt edhe për të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit që dje ishin në ballë të këtij procesi duke u kujdesur që vullneti i secilit qytetar të shkojë në adresën e duhur

ka shkruar ai.

Vitia ka thënë se në katër javët që kanë përpara do të jenë në çdo lagje e fshat të qytetit për të paraqitur planet e tyre për kryeqytetin.

Do të paraqesim ëndrrën tonë për Prishtinën. Të dashur aktivistë e vullnetarë të kësaj fushate, do të takohemi pa humbur kohë. Së bashku do të trokasim në çdo derë të qytetarëve tanë e bashkë do të flasim për alternativën tonë. Me këtë frymë do ta sjellim ndryshimin e do ta sigurojmë fitoren tonë të re, e cila do të jetë e secilit prej nesh. Mirë u takofshim sërish, drejt bashkëqeverisjes

ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm