E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Vitia e pyet Ramën: Nëse ia doni kaq shumë të mirën Prishtinës, pse s’u bëtë kandidat i pavarur?

- Advertisment -spot_img

Kandidati i Vetëvendosjes për Prishtinën, Arben Vitia, e ka pyetur kundërkandidatin e tij Përparim Ramën nga LDK-ja se pse nuk iu fut garës si kandidat i pavarur meqë ia do kaq shumë të mirën Prishtinës.

Nëse ia doni kaq shumë të mirën Prishtinës dhe nuk dyshoj që ia doni, pse nuk u bëtë kandidat i pavarur? E gjithë fushata e dimë që bëhet nga strukturat e LDK-së dhe kemi parë që gjithë kasta e vjetër në LDK vazhdon t’iu mbështes. Nuk kam dyshim në çdo fjalë që thoni, mirëpo duke qenë mosnjohës i skenës politike në Kosovë jam i sigurt se do të përballeni qysh në fillim me shumë probleme që vijnë nga kjo kastë.

Arbeni Vitia – Kandidat për kyretar të Prishtinës nga LVV-ja

Rama i është kundërpërgjigjur se nuk do të ketë probleme, sepse është i pavarur në aspektin e vendimmarrjes.

E njoh shumë mirë skenën politike në Kosovë, prandaj kam propozuar që kabineti qeverisës i zgjedhjeve lokale duhet të shkojë përtej partive politike në të mirën e qytetarit. Jam i hapur që drejtoritë të jenë prej njerëzve profesionistë e që nuk ka lidhje a janë nga Vetëvendosja, LDK-ja, PDK-ja ose parti të tjera. Unë nuk kam ardhur ta përdor pozitën si trampolinë për t’u bërë kryeministër, president apo kryetar partie.

Përparim Rama – Kandidat për kyretar të Prishtinës nga LDK-ja

Kandidati i LDK-së për kryeqytetin në ndërkohë është shprehur i bindur se do të fitojë në këtë rund të zgjedhjeve lokale dhe do të qeverisë për dy mandate.

Unë do të jem këtu për tetë vjet, sepse brenda tetë vjetëve do ta ndryshojmë rrënjësisht Prishtinën në bazë të projekteve që kemi prezantuar. Në katërvjeçar e bëjmë transformimin, derisa në tetëvjeçar e bëjmë kryeqytetin me karakter unik në botë për të mirën e çdo qytetari. Këtë e them me vetëbesimin më të lartë, sepse eksperienca ime me qytete të ndryshme në botë me jep edhe perspektivën nga jashtë.

Tha Rama

/observeri/

Lexo edhe: Osmani takohet me kryeshefin ekzekutiv të MCC-së, shprehet e gatshme për vazhdimin e bashkëpunimit

Artikuj të ngjashëm