E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Vitia: Do t’i ndërtojmë 5 parqe të mëdha dhe 8 parqe të vogla në Prishtinë

- Advertisment -spot_img

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka thënë se do të punojë për reduktimin e ndotjes së ajrit.

Sipas tij, këtë do ta bëjë përmes reduktimit të lëvizjes së numrit të veturave, ndërtimin e parqeve të reja dhe shtrirjen e sistemit të ngrohjes nëpër lagjet më të denduara të Prishtinës.

Do t’i ndërtojmë 5 parqe të mëdha e 8 parqe të vogla nëpër lagjet e Prishtinës me vlerë prej 2.4 milionë euro. Ulja e numrit të veturave deri në 30 për qind, shtrirja e koogjenerimit në pjesët më të denduara të Prishtinës, nga Tophanja e deri të Kodra e Trimave si dhe ndërtimi i brezit të gjelbër që ndan termoelektranat me kryeqytetin

ka thënë Vitia.

Zhurmat e larta, problemi me qentë endacakë, identifikimi i pronave, terrenet sportive janë çështje që do të marrin trajtë të zgjidhjes. Çdo lagje duhet ta ketë baziken. Çdo lagje duhet të ketë shumë më shumë se kaq

ka thënë tutje Vitia.

Artikuj të ngjashëm