Në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës janë raportuar disa të shtëna me armë zjarri në Pejë, afër shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri”.
Mësohet se të vdekur kanë mbetur dy persona, njëri prej tyre është kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj.
Ndërsa viktima e dytë e këtij incidenti dyshohet se është ish- kandidati për kryetar të Deçanit nga radhët e PDK-së, Blerand Kadrijaj.
Ende deri më tani nuk ka dyshime të konfirmuara se cili ishte shkaku që çoi deri në incidentin me armë zjarri ku mbetëm të vrarë dy persona.