E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Vetëvendosje në Prizren lidh marrëveshjen e parë të koalicionit

- Advertisment -spot_img

Kryetari aktual i Prizrenit, njëherësh edhe kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të kësaj komune, Mytaher Haskuka ka bërë me dije se ka marrë mbështetjen të një partie tjetër për balotazh.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për partinë e zv/ kryeministres Emilija Rexhepi (NDS).

Angazhimit tonë po i bashkohet edhe një parti tjetër. Sot zv/kryeministrja Emilja Rexhepi konfirmoi se do të mbështes kandidaturën time për kryetar të komunës. Falënderoj edhe partitë tjera që në raundin e parë më kanë mbështetur.

Mytaher Haskuka – Kryetar aktual i Prizrenit

Më tutje, ai ka thënë se më 14 nëntor, qytetarët do të vendosin me votë se a duan kthim prapa në Prizren apo vazhdim të qeverisjes, siç thotë ai të mirë.

Kryetari aktual i Prizrenit ka thënë se Vetëvendosje në krahasim më zgjedhjet e 2017 në këtë komunë ka arritur të dyfishojë numrin e asamblistëve dhe votat për kryetar të komunës. Por, kjo sipas tij, është e pamjaftueshme dhe se të gjithë duhet angazhuar në balotazh.

Ai ka ftuar të gjithë aktivistet që të mobilizohen për të arritur fitore më 14 nëntor./observeri/

Lexo edhe: Punëtorët e Ferronikelit kërkojnë ndihmë nga shteti, Qeveria u thotë t’i drejtohen menaxhmentit

Artikuj të ngjashëm