E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Verë me ‘bereqet’ për estradën kosovare: Për vetëm tre muaj fitoi mbi 2 milionë e 150 mijë euro

- Advertisment -spot_img

Vera e këtij viti ka qenë ndër periudhat më fitimprurëse për estradën kosovare, bazuar në lehtësimin e masave për dasmat, ahengjet e ndryshme dhe klubet e natës në Kosovë.

Qershori, korriku e gushti i vitit 2021 ishte periudha kur në Kosovë u duk sikur pandemia është lënë prapa dhe se normaliteti është kthyer. Qeveria lehtësoi mjaft shumë masat duke lejuar kështu funksionimin normal të sallave të dasmave, koncerteve, klubeve të natës dhe lokaleve të gastronomisë në vend.

Hapja totale e këtyre veprimtarive bëri që për estradën kosovare të rikthehen fitimet e majme që rëndom ata i inkasonin viteve të kaluara jo-pandemike. Madje, nga të dhënat zyrtare, bëhet e ditur se vetëm përgjatë këtyre tre muajve, këngëtarët në Kosovë patën qarkullim prej miliona eurosh.

Zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi-Sefa, ka bërë ditur se vetëm gjatë muajve qershor, korrik e gusht, estrada pati qarkullim të deklaruar prej 2 milionë e 154 mijë e 454 eurove.

Përgjatë së njëjtës periudhë dhe në bazë të fitimeve respektive, vlera totale e parave që iu paguan shtetit në formë tatimi, ishte 111 mijë e 852 euro.

Vlera e qarkullimit të deklaruar nga ana e estradës së Kosovës nga muaji qershor deri me 31 gusht 2021 është 2,154,454 euro, ndërsa vlera e pagesave është 111,852 euro

ka thënë Bytyqi

Duke vëzhguar këto të dhëna, vërehet se fitimi i estradës për vetëm tre muajt e verës së këtij viti, ishte sa gjysma e fitimit të krejt vitit të kaluar. Në 12 muaj të 2020-së, estrada ia pagoi shtetit gjithsej 244 mijë euro, pra krahas mbi 111 mijë eurove që ia dha për vetëm tre muajt të 2021-së.

E një vit më herët, pra më 2019, kur pandemia e COVID-19 nuk ishte shfaqur ende dhe kur secila veprimtari ekonomike funksiononte normalisht, estrada pagoi tatime në total prej 677 mijë euro.

Artikuj të ngjashëm