E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Veliu i hidhëruar me kandidatin e LDK-së në Podujevë, thotë se nuk i del kundër partisë

- Advertisment -spot_img

Deputeti i LDK-së dhe ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka komentuar deklaratën e kandidatit për kryetar të kësaj komune, Ekrem Hyseni, i cili dje ka deklaruar se “Nuk e di nëse [Agim Veliu] ka bërë fushatë apo jo, por nëse ka bërë fushatë për neve s’ka bërë”. 

Agim Veliu në një përgjigje tha se tash e mbi 30 vjet punon vetëm për LDK-në dhe përkundër vendimit të kryesisë ai vazhdon të jetë në LDK.

Veliu ka thënë se është dhe do të vazhdojë të mbetet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, pavarësisht vendimeve që janë ndërmarr nga udhëheqësia qendrore e partisë.

Nuk kisha dashtë të komentoj deklaratat e kandidatëve që janë në garë për kryetarë tani në balotazh. Por, meqë kandidati i LDK-së në Podujevë ma paska lakuar emrin, dua t’i them atij dhe të gjithë të tjerëve që kanë role episodike në LDK, se Agim Veliu tash e mbi 30 vjet punon vetëm për LDK-në. Jam themelues i Degës së LDK-së në Podujevë. Edhe përkundër vendimit të kunderligjshëm, kundërstatutar, madje edhe të pamoralshëm të Kryesisë së LDK-së, unë ende jam në LDK. Pra, kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë me LDK-në dhe në LDK ”, tha Veliu.
Ish-kryetari i Podujevës e ka quajtur Hysenin si “kandidat të Lumirit” dhe ka sygjeruar këtë të fundit që të merret me rivalin e tij nga VV-ja, Shpejtim Bulliqin.
“Kandidatin e Lumirit, nëse e ka kap sikleti i 14 nëntorit, për mendimin tim, më mirë është të merret me rivalin e tij nga VV-ja sesa me mua

u shpreh Veliu.


Agim Veliu ishte shkarkuar nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë në qershor të këtij viti.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku kishte njoftuar se me vendim të kryesisë, kryetar i degës së LDK-së në Podujevë do të jetë Ekrem Hyseni.

Vendimin e kryesisë dhe kryetarit Abdixhiku e kishte kundërshtuar Agim Veliu, duke e quajtur vendim arbitrar dhe të paligjshëm.

Në zgjedhjet e 17 tetorit, kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni ka arritur të dalë i pari duke e lënë prapa, Shpejtim Bulliqin e VV-së me 18 vota diferencë, pa sukses për ta shmangur balotazhin.

Podujeva do ta mbajë edhe një raund zgjedhjesh për kryetar të Podujevës më 14 nëntor./Observeri/

Artikuj të ngjashëm