Një person ka vdekur pasi është vetë askidentuar, shkruan Observeri.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në fshatin Obrançë të Podujevës.
Rastin për Observeri e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Lexo edhe: Policia arreston në flagrancë tre persona të dyshuar për posedim të narkotikëve/ Foto, detaje
Rreth orës 13:30, është raportuar për një vetë aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Obrançë të Podujevës. Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti një person ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti.
Flora Ahmeti, PK