Eron Shala, 18-vjeçari nga Prizreni ka ndërruar jetë dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur në raportin 24-orësh të policisë.
18-vjeçari po trajtohej në QKUK që nga 1 gushti i këtij viti, për shkak të lëndimeve që kishte pësuar atë ditë nga rrëzimi i një lisi në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prizren.
Lamtumira e fundit atij do t’i jepet sot, nga ora 17:00, në varrezat e qytetit të Prizrenit.
Prizren, 01.08.2021 – 14:00. Në lidhje me rastin me 08.09.2021 gjersa ishte ne trajtim mjekësor në QKUK-Prishtinë, si pasojë e lëndimeve te marra ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar.
Njoftimi i policisë
Lexo edhe: Statistikat e policisë për 24 orëshin e fundit/ Aksidente, arrestime, gjoba

Çka ndodhi më 1 gusht në Prizren dhe si përfundoi Eroni në QKUK?
Rreth orës 14:15 të datës 1 gusht, në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prizren, te shtegu i këmbësorëve, u rrëzua një lisi, nga i cili u lënduan tre kalimtarë.
Në mesin e kalimtarëve që e pësuan nga rrëzimi i lisit ishte edhe 18-vjeçari, Eron Shala, i cili kishte humbur vetëdijen.
Shaban Osmanollaj, Zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Prizrenit
/Observeri/