E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Vdes 23-vjeçarja nga Drenasi, familjarët fajësojnë vaksinën

- Advertisment -spot_img

23-vjeçarja, Zarife Imeri nga Drenasi raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK dy ditë pasi e kishte marr vaksinën Pfizer.

Një familjar i saj, me anë të një postimi në Facebook pretendon se shkaku i vdekjes është pikërisht vaksinimi.

U detyrove të vaksinohesh që të qëndrosh në vendin e punës. Ajo vaksinë pas 48 orësh të shkaktoi  vdekjen. MOS NA #DETYRONI MOS NA #KUSHTËZONI Prehu në paqe mbesa jonë.

Lexo edhe: Arrestohen dy të rinj në Kukës, kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm në Kosovë/ Detaje nga policia

Ndërkaq Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, Ismet Bogiqi, për Klan Kosova ka deklaruar se e ndjera ishte vaksinuar me procedurë të rregullt me datë 13 shtator, ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer, dhe se nuk ka pasur ndonjë problem gjatë vaksinimit”.

Sipas këtij familjari, i cili është djali i saj i dajës, e ndjera ka pasur një intervenim kirurgjik para gjashtë vjetësh në mëlqi, dhe se para tre ditësh pasi u vaksinua, është ndjerë e lodhur dhe ka pasur marramendje. Për këtë shkak familjarët e kanë dërguar në emergjencën e QKUK-së, ku dje edhe ndërroi jetë.

Në certifikatën e vdekjes së lëshuar dje nga Klinika Emergjente e ShSKUK-së, përmendet se shkaku i vdekjes ka të bëjë me hemorragjinë.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm