E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Varianti Mu i koronavirusit përhapet në Zvicër

- Advertisment -spot_img

Organizata Botërore e Shëndetit shtoi një tjetër variant të COVID-19 në listën e saj të varianteve. Të hënën, OBSH tha se tani po monitoron zhvillimin e variantit “Mu”.

Varianti Mu, i njohur zyrtarisht si B.1.621, u zbulua për herë të parë në janar në kombin e Amerikës së Jugut, Kolumbinë.

Ky variant së fundmi është përhapur edhe në Zvicër.

Ky shtet ka raportuar 34 raste ndërsa autoritetet Shëndetësore në Zvicër kanë raportuar për rastet me variantin e ri, ndonëse janë minimale deri më tash. Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke e përcjellë variantin e ri, që ka mutacione të shumëfishta.

Zëdhënësi i BAG-it, Gregoire Goignat, ka thënë për “20 minuten”, se nuk ka sinjalze se varianti “Mu” mund të bëhet variant dominues në Zvicër./observeri/

Lexo edhe: Gjobitet me 1 mijë euro një kompani që ndoti rrugën me beton

Artikuj të ngjashëm