E shtunë, 22 Janar, 2022
spot_img

Valon Ramadani premton fabrikë uji dhe katër çerdhe të reja për Ferizajn

- Advertisment -spot_img

Valon Ramadani, kandidat për kryetar të Ferizajt nga Vetëvendosje, ka premtuar se gjatë mandatit të tij do të ndërtohen katër çerdhe.

Ai në emisionin Zgjedhjet në KOHË – debat për Ferizajn, ka shpjeguar edhe mënyrën se si mendon t’i ndërtojë ato nëse fiton postin e të parit të qytetit.

Desha pak të flas për çerdhen në Greme. Arsyetimi i kësaj qeverie në ikje, është që nuk ka pasur mundësi që me Ministrinë e Arsimit t’i arsyetojë punonjësit që do angazhoheshin aty. Ne kemi bërë propozim konkret. Do t’i ndërtojmë edhe katër çerdhe të tjera gjatë mandatit tonë, dy në 24 muajt e parë e dy në 24 muajt e dytë, edhe pa u bërë problem sigurimi i punonjësve. Është një zgjidhje se si ka funksionuar në shumë komuna, në këtë rast në Prishtinë, me financim në komunitet

ka thënë Ramadani.

Tutje Ramadani, ka thënë se do të ndërtohet një fabrikë e ujit për furnizim në këtë qytet dhe jashtë tij, teksa dha prioritetet qe do t’i ketë nëse del fitues nga zgjedhjet lokale

E kemi dhënë një plan i cili do ta furnizoj Ferizajn me ujë të pijshëm, po në vitin e tretë të mandatit tonë. Ky projekt bazohet në praktikat që i kemi analizuar disa muaj të ekspertëve. Propozojmë të bëhet një fabrikë e ujit që do ta ketë vendin në Firaj të Shtërpcës. Do jetë projekt i madh dhe nuk siguron ujë vetëm për Ferizaj, por edhe komunat e juglindjes së Kosovës. Do të punojmë me Qeverinë që të ndihmojë sepse është vlerë prej 35 milionë euro projekti dhe do të ketë nevojë për mbështetje nga Qeveria dhe donatorët

ka thënë ai.

Ramadani shtoi se një projekt të ngjashëm ka edhe për çështjen e mbeturinave. Tregoi se në plan do të kenë ndërtimin e impiantit për riciklimin e mbeturinave.

Artikuj të ngjashëm