E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Uran Ismajli vazhdon me rregullimin e lagjes së Ulpianës

- Advertisment -spot_img

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Komunës së Prishtinës përmes një postimi në facebook ka treguar se bashk me disa qytetar kane rregulluar një vend prapa tregut të Ulpianës.

Ai thotë se i kanë vendosur disa ulëse, i kanë mbjellur disa drunj, që ta bëjnë vend për komunitetin e jo vend të pashfrytëzuar që e fton rrezikun.

Postimi i tij i plotë:

Po e vazhdoj rrugëtimin e ri, ku pas bujtjeve e takimeve të shumta me ju, po zotohem për zgjidhje të problemeve konkrete. Në Ulpianë kam bujtë te Teuta e Bedi në hymjen E32. Bashkë me Teutën e banorët e lagjes e kemi ndreqë një vend prapa tregut të Ulpianës. I vendosëm disa ulëse, i mbjellëm disa drunj, që me e bo vend për komunitetin e jo vend të pashfrytëzuar që e fton rrezikun.

Ndërsa sot po zotohem se deri në Tetor 2024 bashkë do t’i ndreqim problemet e mëposhtme të Ulpianës:

  • Transformimin e tregut të Ulpianës në një vend atraktiv për tregtarët dhe qytetarët
  • Ndriçim efiçient në çdo rrugë të lagjes
  • Rregullim i fontanës
  • Shtimi i pikave grumbulluese të mbeturinave dhe shportave të rrugës
  • Pastërti të plotë në çdo pjesë të lagjes, përfshirë tunelet
  • Parking për çdo familje
  • Trajtim dhe mirëmbajtje e të gjitha hapësirave të gjelbëra ekzistuese dhe lidhja e tyre me hapësirat qendrore
  • Trajtimi i fasadës dhe problemeve të tjera të soliterave të Ulpianës
  • Largim i azbestit nga kulmet e ndërtesave
  • Trajtimi i ndërtesave dhe zgjerimi i projektit nga NPB për hyrje dhe fasada
  • Shndërrimi i ish-strehimores së lagjes në qendër për komunitet
  • Shtimi i brezave gjelbërues përgjatë rrugëve kryesore
  • Rregullimi dhe mirëmbajtja e mbikalimit tek shkolla “Ali Sokoli”
  • Largimi i problemit të qenve endacakë
  • Shtimi i shtigjeve të reja për çiklistë dhe lidhja e atyre ekzistuese në rrjet
  • Rregullimi dhe mirëmbajtja e fushave sportive
  • Rregullim i hapësirave publike tek qendra tregtare (Lesna)
  • Mirëmbajtja dhe ndriçimi i të gjitha tuneleve nëpër lagje

/observeri/

Lexo edhe: Bahtiri e quan kundërkandidatin nga PDK-ja “kontabilist i prontos mafioze”

Artikuj të ngjashëm