E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Uran Ismaili e ka gati planin për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës që parashihet të përfundoj në vitin 2024

- Advertisment -spot_img

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka thënë se deri në vitin 2024 do ta përfundoj ndërtimin e Spitalit të Prishtinës.

Ai ka thënë se kjo është kërkesë e kahmotshme e qytetarëve të Prishtinës dhe punën që ka nisur si Ministër i Shëndetësisë për ndërtimin e këtij spitali synon ta përfundoj si Kryetar i Prishtinës me sukses.

Prishtina do të ketë një spital modern që është në gjendje të përmbushë nevojat dhe kërkesat shumëvjeçare të prishtinasve. Projekti është gati, plani i Fizibilitetit është gati dhe spitali do të ketë: 200 shtretër, 4 dhoma të Operimit, 54 dhoma të intervenimit dhe një kapacitet prej më shumë se 200 profesionistëve shëndetësorë.

Uran Ismaili – Kandidat për Kryetar të Prishtinës

Aktualisht, gjithë pacientët që janë qytetarë të Prishtinës të vetmen adresë trajtimi kanë QKUK-në – që si institucion i shërbimit terciar, i dedikuar për t’iu shërbyer gjithë qytetarëve të Kosovës detyron pacientët e Prishtinës që të presin në rend, edhe për shërbimin më bazik, me qytetarët e gjithë Kosovës.

Ismaili ka treguar se me 4 prill të vitit 2019, atë kohë si Ministër i Shëndetësisë, kishte nënshkruar Memorandumin e mirëkuptimit për fillimin e ndërtimit të Spitalit të Prishtinës.

Si rezultat i kësaj ishte arritur që me ndihmën e ekspertizës gjermane të bëhet Studimi i Nevojave dhe Vlerësimit të Kapaciteteve, si dhe është bërë hartimi i projektit detal për Spitalin e Prishtinës.

Ndërtimi i Spitalit të Prishtinës do të shkurtonte listat e pritjes për qytetarët e Prishtinës dhe do të përshpejtonte shërbimet shëndetësore për të cilat kanë nevojë qytetarët e Prishtinës. Realizimi i këtij projekti që synon barazi e drejtësi për qytetarët ka qenë dhe mbetet njëri nga prioritetet e mia kryesore.

Përfundoi Ismaili

/observeri/

Lexo edhe: Kurti zbulon propozimin që NATO i bëri Serbisë për situatën në veri të Kosovës

Artikuj të ngjashëm