E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Tubimi i Bekim Jasharit, pa maska e pa distancë

- Advertisment -spot_img

Në dy tubime radhazi të udhëhequra nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, janë thyer masat e Qeverisë kundër COVID-19, raporton Kallxo, transmeton Observeri.

Jashari, i cili do të garojë në zgjedhjet e 17 tetorit për kryetar të Skenderajt, ka mbledhur qytetarë të shumtë në fshatin Qirez dhe në lagjen 1 të qytetit të Skenderajt.

Gjithashtu shumë prej të pranishmeve nuk kanë të vendosur as maskën kundër COVID-19.

Sipas vendimit të Qeverisë, në ambiente të jashtme lejohen grumbullimet deri në 50 persona, por duhet të sigurohet distanca prej 1.5 metra në mes të personave.

Në vendim lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore në ambiente të jashtme deri në 50 persona (publiku). Organizatori obligohet të sigurojë mbajtjen e distancës fizike prej 1.5 metër në mes të personave.

Iniciativa e Bekim Jasharit “Ideal për Skenderaj” ka thirrur tubim edhe për sonte në fshatin Burojë. Në njoftim bëhet thirrje që të pranishmit të mbajnë maskën dhe distancën sociale.

Kundërkandidati i Bekim Jasharit nga radhët e PDK-së – Sami Lushtaku në dy tubime të PDK-së u pa duke sfiduar masat e Qeverisë.

Më 31 gusht, Policia e Kosovës njoftoi se organizatori i njëri tubim të mbajtur një ditë para, është gjobitur me 200 euro, ndonëse në këtë rast organizatori nuk ishte Lushtaku.

Këto janë fotografitë nga dy tubimet e Bekim Jasharit:

/observeri/

Lexo edhe: Pesëdhjetë të lënduar në protestat në Mal të Zi

Artikuj të ngjashëm