E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Trendafilova takohet me zv.ministrin e Drejtësisë, flasin për vizitat familjare për të paraburgosurit në Hagë

- Advertisment -spot_img

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova së bashku me Administratoren, Fidelma Donlon, mirëpritën sot zëvendësministrin e Drejtësisë së Kosovës, Blerim Sallahu dhe delegacionin e Kosovës në ambientet e DhSK-së për një vizitë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “ndër temat që u diskutuan ishin skema e ndihmës juridike e DhSK-së, vizitat familjare të të paraburgosurve dhe lehtësimi i vizave në këtë drejtim. Gjithashtu u diskutua për kushtet e paraburgimit të cilat duhet të jenë në përputhje me standardet dhe konventat ndërkombëtare”.

Më tej në njoftim, theksohet se delegacioni gjithashtu vizitoi ambientet dhe sallën e gjyqit.

Kjo vizitë vjen pas një takimi që Kryetarja dhe Administratorja e DhSK-së patën me Ministren e Drejtësisë së Kosovës në Prishtinë më 9 shtator 2021.

Artikuj të ngjashëm