E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Tre të vdekur dhe 23 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Kosova po vazhdon të ketë rënie të rasteve të reja pozitive dhe të vdekjeve nga COVID-19 kohëve të fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, nga 1.442 testime 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, ndërsa janë shënuar 3 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.

Në total numri i rasteve aktive është 3.605.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.283.840 doza të vaksinës, kurse deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Artikuj të ngjashëm