E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Tre persona rrahin dy zyrtarë policorë/ Detaje

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se tre persona kanë sulmuar dy zyrtarë policorë derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare, shkruan Observeri.

Si pasojë e sulmit dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Tre personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje në Prishtinë pak para mesnate.

Ndërkaq, rasti në polici është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Lexo edhe: Fushë Kosovë/ Gjendet një burrë pa shenja jete

Prishtinë, 04.09.2021  – 22:27. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar për shkak se, të njëjtit kanë sulmuar dy zyrtarë policor derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare. Si pasojë e sulmit dy zyrtarët policor kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm