E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Tre fëmijë me Covid-19 po trajtohen në Pediatri, njëri është në gjendje të rëndë shëndetësore

- Advertisment -spot_img

Në Klinikën e Pediatrisë gjegjësisht në repartin Covid janë duke u trajtuar tre fëmijë, dy në gjendje stabile dhe një në gjendje të rëndë shëndetësore, ka thënë doktoresha Violeta Grajqevci.

Numri i rasteve që janë të hospitlaizuar në Klinikën e Pediatrisë gjegjësisht në repartin Covid janë tre fëmijë. Gjendja e dy fëmijëve është stabile kurse fëmija i tretë është me frymëmarrje të asistuar dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Për momentin vetëm njëri prej tre fëmijëve është në oksigjeno-terapi në gjendje të rëndë.

Violeta Grajqevci – Doktoreshë në Klinikën e Peditarisë

Doktoresha Grajqevci tha se nuk kanë pasur asnjë rast të vdekjeve me variantin e ri të Covid-19.

Ne nuk kemi pasur numër të vdekjeve me variantin e ri të sëmundjes me Covid-19. Kështu që për momentin nuk mund të flasim për shkaqe të vdekjes sepse nuk kemi pasur ndonjë rast të tillë.

Shtoi Grajqevci

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 25 290./observeri/

Lexo edhe: Koloneli i ushtrisë së Guinesë tha se ushtria ka marrë nën kontroll e shtetin

Artikuj të ngjashëm