E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Tërmeti i fuqishëm në Pakistan lë të vdekur së paku 20 persona

- Advertisment -spot_img

Një tërmet me fuqi prej 5.7 shkallësh e goditi pjesën jugore të Pakistanit në orët e hershme të së enjtes, duke lënë së paku 20 të vdekur e mbi 200 të lënduar, thanë zyrtarët qeveritarë të këtij shteti.

Tërmeti ndodhi në Baloçistan në orën 3 të mëngjesit sipas kohës lokale. Vëzhguesi Gjeologjik i ShBA-së tha se epiqendra e dridhjes ishte rreth 20 kilometra nën sipërfaqe, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Shumë nga viktimat vdiqën, kur u shembën kulmet dhe muret e shtëpive, tha për agjencinë AFP Suhail Anwar Hashmi, zyrtar i lartë i qeverisë provinciale. Ai shtoi se në mesin e të vdekurve janë një grua e gjashtë fëmijë.

Zona më e prekur nga tërmeti është qyteti i skajshëm malor, Harnai, ku mungesa e rrugëve të asfaltuara, rrjetit elektrik dhe rrjetit të telekomunikacionit po i vështirëson përpjekjet e kërkim-shpëtimit.

Pakistani shtrihet në një zonë të ndjeshme nga tërmetet. Në tetor të vitit 2015, një tërmet i fuqishëm prej 7.5 shkallësh kishte lënë të vdekur gati 400 njerëz në Pakistan e Afganistan.

Më 8 tetor të vitit 2005, Pakistani ishte goditur nga një tërmet prej 7.6 shkallësh, me ç’rast kishin vdekur gati 80.000 njerëz e rreth 3.5 milionë të tjerë kishin mbetur pa kulm mbi kokë./observeri/

Lexo edhe: Mbi 1 mijë e 700 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Artikuj të ngjashëm