E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Tentohet të futet drogë në Dubravë

- Advertisment -spot_img

Sot në Qendrën e Korrektuese Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se gjatë bastisjes së një pakoje të ardhur për një të burgosur, stafi për siguri ka identifikuar pakon e dyshuar, me ç` rast ka zbuluar se brenda pakos në mënyrë të kamufluar brenda atleteve sportive është gjetur substancë e dyshuar narkotike.

I burgosuri ndaj të cilit ka qenë e dedikuar pakoja për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore. Lidhur me rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës.

Shërbimi Korrektues i Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj./observeri/

Lexo edhe: Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi do ti bashkohen Forcave të Armatosur të Shqipërisë

Artikuj të ngjashëm