E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Tensionohet situata në veri të Kosovës, serbët kundërshtojnë intervenimin e policisë kundër kontrabandës

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës njoftoi se ka nisur një aksion kundër kontrabandës së mallrave në disa lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës.

Sipas autoriteteve të rendit, aksioni nisi në orët e hershme të 13 tetorit dhe po vazhdon. Deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen se janë kontrabandë.

Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj.

Policia e Kosovës

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë, që gjenden në Mitrovicën e Veriut po raportojnë se në këtë komunë gjatë gjithë kohës po dëgjohen sirenat e kamionëve të zjarrfikësve dhe autoabulancave. Qytetarët thonë se në mëngjesin e sotëm është dëgjuar edhe sirena e emergjencave në këtë komunë.

FOTO: REL

Policia e Kosovës është e vendosur edhe para farmacive në veri. Gaz lotsjellës është hedhur në drejtim të qytetarëve, për t’i shpërndarë ata pasi ishin nisur drejt policisë.

Në këtë aksion, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës është e përfshirë edhe Dogana e Kosovës, ndërkaq policia ka shpërndarë disa fotografi të mallrave të sekuestruara, ku vërehen që janë mallra ushqimore.

Gjithashtu, në pamjet e publikuara shihet se një veturë tashmë është djegur, kurse disa kamionë tjerë janë vendosur në rrugë./observeri/

Lexo edhe: Një shtetase afgane lindi foshnje në Prishtinë

Artikuj të ngjashëm