E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Tensionet në veri, reagon Borell: Të ndalen menjëherë incidentet e dhunshme

- Advertisment -spot_img

Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka reaguar lidhur me incidentet e sotme në veri të Mitrovicës, ku Policia e Kosovës po zhvillonte një aksion kundër kontrabandës së mallrave.

Borrell përmes një reagimi në Twitter ka shkruar se incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë.

Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën.

Shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell

Ndryshe gjatë aksionit të sotëm në veri, policia është sulmuar nga serbët lokalë me gur, shok bomba, gaz lotsjellës e mjete të tjera.

Si rezultat i kësaj 6 pjesëtarë të policisë janë lënduar kurse janë arrestuar 8 persona. /observeri/

Lexo edhe: Albin Kurti bën thirrje për qetësi në veri: Aksioni i sotëm ka përfunduar

Artikuj të ngjashëm