E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Televizioni publik i Serbisë publikon pamje të ushtrisë afër kufirit me Kosovën

- Advertisment -spot_img

Televizioni publik serb “RTS”, ka publikuar pamje të ushtrisë së Serbisë, ku shihet që janë në afërsi të rrugës që çon në pikën kufitare të Jarinjës.

Mediumi shkruan se aktualisht janë katër automjete të blinduara, në më pak se dy kilometra afërsi, dy “lazarë” dhe dy “milos”.

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se i ka thënë sekretarit gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, se nëse rrezikohen banorët serbë, do të presin 24 orë për intervenim të NATO-s.

I kam thënë Stoltenbergut, që nuk do të futemi në Kosovë nëse rrezikohet populli serb, para se të presim 24 orë për intervenim të NATO-s. Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, jo sepse ne nuk e konsiderojmë si territor tonë, por sepse sipas Marrëveshjes së Kumanovës, ne nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë.

Aleksandër Vuçiq për televizionin PinkTV

Lexo edhe: Tentimet për ndaljen e tensioneve, paralajmërohet takim në Bruksel në kuadër të dialogut

Image
Image
Image

Artikuj të ngjashëm