E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

- Advertisment -spot_img

Një person është plagosur sonte rreth orës 22:00 në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës.

Borovci tha se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rreth orës 22:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin. Informatat e para flasin se një person ka mbetur i lënduar nga kjo ngjarje përderisa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarit si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tij.

Policia e Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Escobar: Vuçiq ka përkrahjen tonë përderisa ndjek rrugën europiane

Artikuj të ngjashëm