E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Të rinjtë e Kosovës do të mund të aplikojnë për shkollim edhe në Akademinë Detare të SHBA-ve

- Advertisment -spot_img

Ministri Mehaj njofton se përveç aplikimit në Akademinë Ushtarake West Point dhe Forcat Ajrore të SHBA-ve, të rinjtë mund të aplikojnë edhe në Akademinë Detare.

Kjo ofertë e pranuar sot i mundëson të rinjve të aplikojnë në programin e Sigurisë Kibernetike dhe në atë detar, për tu bërë “Marins”.

Siç ju kemi njoftuar edhe më herët, Ministria e Mbrojtjes, bazuar në ofertën e mëhershme dhe të tashmen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej 11.10.2021 deri më 25.10.2021, do të shpall konkurs për rekrutimin e kandidatëve të rinj për shkollim në këto tri akademi tejet prestigjioze. Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me partnerët amerikan, të gjithë të interesuarve, ju garanton proces fer dhe transparent, në zbatueshmëri të plotë të procedurave dhe kritereve ku do të zgjidhen Më të mirët prej më të mirëve.Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për SHBA-në për mbështetjen e parezervë dhe të pazëvendësueshme për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë.

Armend Mehaj – Minisër i Mbrojtjes

Procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes për shkollim në këto akademi, procedurat e testimit dhe kriteret, si dhe dokumentet e kërkuara për aplikim do të bëhen të ditura në ditën kur shpallet konkursi.

/observeri/

Lexo edhe: Laporta kishte pritur që Messi të luante falas për Barçën

Artikuj të ngjashëm