E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Të dielën nis numërimi i votave me postë

- Advertisment -spot_img

Numërimi i votave me postë do të nis të dielën në ora 11:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

KQZ-ja i ka pranuar votat nga jashtë në periudhën nga 15 shtatori e deri më 15 tetor.

KQZ-ja ka aprovuar 9,610 pako me fletëvotime të ardhura nga jashtë, derisa ka refuzuar 1,324 nga gjithsej 10.934 fletëvotime të pranuara.

Në ndërkohë, kryeshefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur sot se përmes postës kanë ardhur 10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime nga jashtë. Prej tyre, KQZ-ja ka aprovuar vetëm 9 mijë e 610 pako, teksa janë refuzuar 1.324 të tjera.

Sa i përket votave me postë, raportin e kemi para dy ditësh në email dhe si shifra totale pas vlerësimit të pakove të supozuara, proces i cili ka filluar më 17 tetot dhe është përfunduar para tri ditësh, rezulton se janë 10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime të ardhura përmes postës. Numri i pakove të aprovuara është 9 mijë e 610, ndërsa numri i pakove të refuzuara është 1.324. ju informojë se pranimi i votave me postë është bërë në QNR me 21 tetor dhe në ditët në vijim do të fillojë procesi i numërimit të votave me postë.

Kryeshefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj

/observeri/

Lexo edhe: Gazsjellësi, Haradinaj e quan Kurtin sabotues të orientimit perëndimor të Kosovës

Artikuj të ngjashëm