E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Të dhënat e fundit nga KQZ për daljen në zgjedhje deri në orën 11:00

- Advertisment -spot_img

Sot 1.260,571 votues pritet të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në Kosovë 7,75%, apo 19 mijë e 545 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

Komuna e Mamushës prinë me numrin më të madh të personave që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar. 17,62 për qind apo 744 qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar në këtë komunë.

Në komunën e Prishtinës deri tani kanë votuar 9,30% për qind apo 4 mijë e 216 qytetarë me të drejtë vote.

Në të gjitha komunat ku do të ketë garë të dytë për të zgjedhur të parin e komunës, janë 114 ekipe mobile të cilët do t’iu mundësojnë qytetarëve votimin./observeri/

Lexo edhe: Më 15 nëntor fillon sezoni dimëror, policia kërkon nga drejtuesit e automjeteve t’i posedojnë pajisjet dimërore

Artikuj të ngjashëm